NOW PLAYING:

Share

×

Festivali

NGOMfest është festivali i muzikës dhe i aktivizimit që manifestohet në qytetin e Prizrenit – Kosovë. Ajo ka lindur si një ide origjinale e një grupi te rinjësh Prizrenas të cilët në mungesë të organizimit të ngjarjeve kulturore nëpërmjet OJQ “NGO”, morën iniciativën për aktivizimin e këtij festivali i cili këtë vit shënon lV vjetorin e tij. Artistët e festivalit tone në edicionet e kaluara kanë performuar në skena si : Skena në Shatërvan, Skena në Marash, Skena tek ish Parkingu, Skena në Kej, Promo Skena, Skena në Kino Bahqe (SHKA) si dhe Skena me muzikë klasike në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” dhe Hamamin e “Gazi Mehmet Pashës” Në keto skena kanë performuar emra të muzikës së zhanreve të ndryshme të ardhur nga shumë vende të rajonit dhe botës, të cilët mundësuan shëndrrimin e qytetit të Prizrenit në qytetin e muzikës për tre ditë rradhazi. Ndër bendet që performuan në edicionet paraprake të festivalit janë: BaBa Zula, Troja, The Bloody Foreigners, Stillness, Calibro 35, Golem, Irie FM, Genc Salihu, Bojken Lako, Jericho, Conquering Lion, Sarco Fuch, The Glasses, Freelencers, Public Service, Who’s Elektra, Blla Blla Blla, Velahavle, Threesome etj si dhe shumë DJ nga vendi dhe bota: Darren Emerson, Luis Junior, Jim Rivers, Rendal Jones, Luke Fair, Lenzman, Cid Inc, Jimmy Hagan, Extenzion etj. Përveq muzikës, NGOMfest organizon edhe aktivitete që kanë të bëjnë me vetëdijësimin e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit dhe trashëgimisë kulturore. Aktivitete të tilla që janë organizuar deri më tani janë: “Prizreni – qytet i biçikletave”, “Puntori për reciklim”, “Mbjellja e fidaneve”, “Pastrimi i qytetit”, “Ekspozitë fotografike”, “Koleksionet e disqeve”, etj.Në kuadër të festivalit realizohen edhe NGOM Caffe, NGOM Shop si dhe Kampi i Festivalit.Datat zyrtare të edicionit të IV të NGOMfest janë: 31 Korrik, 1,2, dhe 3 Gusht, 2014.Për më shumë detaje rreth ecurisë së punës dhe të rejave në festival, mund të na shkruani në ngomfestival@gmail.com. Me respekt,
Ekipi i NGOMfest.s

ApLiko